01 — QËLLIMI
Njohim biznesin
Përcaktojmë shërbimet kryesore, klientin që dëshiron të arrish dhe veprimin që duhet të bëjë vizitori.
KRIJIM FAQESH INTERNETI
Krijojmë faqe interneti për biznese që duan të prezantojnë shërbimet, portofolin dhe kontaktin në një mënyrë të qartë. Nëse po kërkon ndërtim website ose faqe web për biznes, fillojmë nga ajo që duhet të kuptojë klienti dhe nga hapi që do të bëjë.
Një faqe web për biznes krijon një vend tëndin në internet ku klientët gjejnë çfarë ofron, si punon dhe si të kontaktojnë. Është e dobishme për kompani shërbimesh, profesionistë, restorante, hotele, klinika, studio kreative dhe çdo biznes që kërkon të duket më serioz online.
Në vend të një modeli të njëjtë për të gjithë, struktura fillon nga pyetjet që ka klienti: çfarë shërbimi ofrohet, për kë është, pse të zgjedhë biznesin tënd dhe cili është hapi i kontaktit. Kjo e bën përmbajtjen të vlefshme për vizitorin dhe më të kuptueshme për motorët e kërkimit.
Dizajni web nuk është vetëm pamja. Hierarkia e titujve, butonat e kontaktit, tekstet e qarta, fotot e optimizuara dhe përshtatja për telefon ndikojnë në përvojën e një personi që kërkon shërbimin tënd. Faqja mund të zhvillohet si prezantim biznesi, landing page për një ofertë të caktuar ose si bazë për një dyqan online.
01 — QËLLIMI
Përcaktojmë shërbimet kryesore, klientin që dëshiron të arrish dhe veprimin që duhet të bëjë vizitori.
02 — STRUKTURA
Vendosim faqet, titujt dhe informacionin që duhet të jetë i dukshëm pa e komplikuar navigimin.
03 — PUBLIKIMI
Kontrollojmë funksionimin në pajisje të ndryshme, lidhjet dhe bazat teknike para publikimit.
Një landing page fokusohet në një shërbim ose ofertë të vetme. Një faqe interneti për biznes zakonisht ka disa faqe ose seksione për shërbimet, prezantimin, punët e kryera dhe kontaktin.
Po. Struktura planifikohet që të mund të shtohen shërbime, projekte, artikuj ose funksione të tjera sipas nevojës së biznesit.