Le ta sjellim idenë tënde online.

Website
që përfaqëson biznesin tënd

I kthejmë idetë e tua në faqe web. Dizajn i menduar, përdorim i thjeshtë dhe një rrugë e qartë nga vizita e parë te kontakti i parë.

Ndërtuar rreth biznesit tënd. Nga ideja e parë deri në publikim.

Web design studio · Albania↗
Nga Shqipëria. Përtej kufijve.Zbulo më shumë

25+

Projekte web të realizuara

95%

Klientë të kënaqur

48h

Koncepti i parë

Shërbimet

Faqe Web të Personalizuara

Faqe interneti për biznes, të përshtatshme për telefon dhe të qarta për klientët.

Mëso për faqet web për biznes →

SEO & Optimizim

Strukturë, përmbajtje dhe bazë teknike e qartë për Google.

Mëso për SEO për biznese →

Rrjetet Sociale

Lidhja e faqes me Instagram, Facebook dhe rrjete të tjera.

Analitika

Ndjek vizitorët, sjelljen e tyre dhe performancën e faqes.

Mirëmbajtje dhe Mbështetje

Përditësime të rregullta, kopje rezervë dhe mbështetje profesionale.

Performancë dhe Optimizim

Shpejtësi e lartë dhe përmirësim i përvojës së përdoruesit.

Domain & Hosting

Konfigurim i plotë i domain-it, hosting-ut dhe email-it të biznesit.

Security

Mbrojtje nga spam dhe sulme, me monitorim të vazhdueshëm.

Dizajn UX/UI

Ndërfaqe të thjeshta, intuitive dhe të përshtatura për përdoruesit e tu.

ZGJIDHJE DIGJITALE TË PERSONALIZUARA

Aplikacion biznesi

Kur një faqe web nuk mjafton, ndërtojmë një mjet online që përshtatet me punën e përditshme të biznesit tënd.

Puna e përditshme, më e organizuar

Menaxho porositë, klientët, takimet, dokumentet ose produktet në një vend praktik.

Të dhënat e tua, të ruajtura me siguri

Të dhënat e biznesit ruhen të organizuara në një vend dhe me kopje rezervë, që informacioni i rëndësishëm të mbetet i mbrojtur.

Sistemet që punojnë bashkë

Lidhim formularët dhe sistemet që përdor, që informacioni të kalojë aty ku duhet.

Një zgjidhje për biznesin tënd

Fillojmë me atë që të duhet sot dhe shtojmë funksione të reja kur biznesi yt rritet.

Na trego çfarë të merr më shumë kohë në punën e përditshme dhe gjejmë bashkë zgjidhjen e duhur digjitale.

Le të flasim për biznesin tënd

Përdorimi i AI për biznesin tënd

AI i ndihmon klientët të marrin përgjigje të shpejta dhe biznesin të kursejë kohë.

AI është i dobishëm kur klientët kanë pyetje të zakonshme ose kërkojnë ndihmë jashtë orarit.

AI Chatbot për klientët

U përgjigjet pyetjeve të zakonshme dhe e drejton klientin te hapi i duhur.

Kërkesa të qarta

Mbledh informacionin kryesor që në kontaktin e parë.

Më pak kohë e humbur

Përgjigjet pyetjeve të përsëritura, që ekipi të fokusohet te puna.

Gjej shërbimin e duhur

E ndihmon vizitorin të gjejë atë që i nevojitet.

AI Chatbot
Kërkesa të plota
Kohë e kursyer
Udhëzim i qartë

Shembuj faqesh për biznese të ndryshme.

Një faqe web moderne dhe me karakter për një agjenci kreative, me animacione interaktive dhe seksione dinamike që nxjerrin në pah identitetin e markës.

Template për agjenci kreative me panele të shtresuara dhe portofol

Animacione interaktive

Jepi jetë përmbajtjes me lëvizje dhe ndërveprim.

Identitet kreativ

Bëje markën tënde të dallohet me një pamje të qartë dhe të veçantë.

Struktura dinamike

Strukturë fleksibël për të prezantuar shërbimet dhe projektet.

E-Commerce

Një dyqan online i punuar me kujdes. I shpejtë, i përshtatshëm për çdo ekran dhe i lehtë per tu perdorur.

Template dyqani online LUMÉ me koleksion produktesh, shportë dhe checkout

Përshtatje për telefon

Funksionon në mobile/kompjuter.

Porosi me besim

Proces i qartë porosie që i jep klientit më shumë besim.

Menaxhim i lehtë produktesh

Shto, ndrysho dhe organizo produktet lehtësisht.

Event Page

Një faqe e qartë prezantimi.

Template eventi teknologjik me program dhe bileta

Agenda

Shfaq qartë oraret, sesionet dhe aktivitetet që pjesëmarrësit të dinë çfarë i pret.

Prezantim

Prezantimet kryesore me animacione dinamike.

Regjistrim pa komplikime

Një formular i thjeshtë dhe një rrugë e qartë për të rezervuar pjesëmarrjen.

Pse të na zgjidhni ne

Faqja jote ndërtohet rreth biznesit, objektivave dhe njerëzve që do të arrish.

Punë cilësore

Çdo detaj ka rëndësi: nga pamja e parë te mënyra si funksionon faqja jote.

Dorëzim i shpejtë

Hapa të organizuar dhe prioritete të qarta që projekti yt të ecë përpara.

Zgjidhje kreative

Ide dhe dizajn të përshtatur me identitetin e biznesit dhe nevojat e klientëve të tu.

Komunikim i vazhdueshëm me klientin

Flasim drejtpërdrejt, ndajmë ecurinë dhe i përfshijmë sugjerimet e tua në çdo fazë.

Procesi

Si punojmë ne

Nga biseda e parë te publikimi, e ndërtojmë faqen bashkë. Katër hapa të qartë, me ty pjesë të procesit.

Analizë

Të dëgjojmë, kuptojmë biznesin tënd dhe përcaktojmë çfarë duhet të arrijë faqja. Së bashku qartësojmë përmbajtjen, funksionet dhe hapat e projektit.

Një plan i qartë për të nisur

Dizajn UI/UX

I japim formë idesë me një dizajn që pasqyron markën tënde dhe e bën navigimin të thjeshtë. E shohim bashkë dhe e përmirësojmë me sugjerimet e tua.

Dizajni merr formë me ty

Zhvillim & Testim

E kthejmë dizajnin në një faqe funksionale, të shpejtë dhe të përshtatshme për çdo ekran. Testojmë navigimin, formularët dhe funksionet përpara publikimit.

Gati për telefon dhe kompjuter

Dorëzim & Support

Publikojmë faqen dhe të tregojmë si ta përdorësh e ta përditësosh. Pas dorëzimit, të ndihmojmë me pyetjet dhe mbështetjen e përfshirë në paketën tënde.

Një nisje me mbështetje

Paketat

Zgjidh paketën që i përshtatet biznesit tënd

Zgjidh pikënisjen për faqen tënde. Ofertën e përshtatim pas një bisede të shkurtër për projektin tënd.

Për prezencën e parë online

Bazë

  • 1 Faqe
  • Dizajn standard
  • Pa blog ose dyqan online
Kërko një ofertë

Për biznese në rritje

Premium

  • Deri në 10 faqe
  • Blog, dyqan online ose SEO
  • Mbështetje 30-ditore
Kërko një ofertë

Këshilla për faqen tënde

Bazat e SEO

Përdor fjalë kyçe dhe optimizo titujt e përshkrimet për renditje më të mirë në Google.

Dizajn i pastër

Shmang mbingarkesën. Përdor hapësira, fonte dhe ngjyra të njëtrajtshme.

Gabimet më të shpeshta

Ngarkim i ngadaltë, faqe që nuk përshtaten në telefon dhe navigim i ngatërruar. Testo gjithmonë!

Pyetje të shpeshta

Nëse kërkon një faqe web për biznesin tënd, këto përgjigje të ndihmojnë të vendosësh më shpejt.

Dua një faqe web për biznesin tim. Nga filloj?

Fillojmë me një bisedë të shkurtër për qëllimet e biznesit, më pas krijojmë strukturën, dizajnin dhe përmbajtjen e faqes që të sjellë klientë realë.

Sa kohë duhet për të ndërtuar një faqe web?

Koncepti i parë del zakonisht brenda 48 orëve. Koha totale varet nga numri i faqeve dhe funksionet që kërkon.

A optimizohet faqja për Google (SEO)?

Po. Faqja optimizohet me strukturë të qartë, meta të dhëna, performancë të shpejtë dhe përmbajtje me fjalët kyçe që kërkojnë klientët e tu.

WhatsApp