albweb.studio

EVENTE & KONFERENCA

Event Page

Një faqe e dedikuar për eventin tënd, ku pjesëmarrësit gjejnë informacionin e nevojshëm pa kërkuar në shumë vende: çfarë është eventi, kur zhvillohet, kush merr pjesë dhe si regjistrohen.

Informacioni i eventit në një vend

Një Event Page e bën të thjeshtë komunikimin me pjesëmarrësit. Ajo mund të përdoret për konferenca, evente biznesi, workshop-e, panaire, prezantime produktesh ose takime komuniteti.

Faqja organizohet sipas asaj që një pjesëmarrës duhet të dijë para se të vendosë: data dhe vendndodhja, agjenda, folësit apo të ftuarit, çfarë përfshin pjesëmarrja dhe hapi i regjistrimit.

Regjistrim i qartë për pjesëmarrësit

Një thirrje e qartë për veprim dhe një formular i thjeshtë e bëjnë më të lehtë që vizitori të marrë pjesë. Për çdo event përcaktojmë informacionin që duhet të mblidhet dhe mënyrën e duhur të kontaktit.

Si ndërtohet Event Page

01 — INFORMACIONI

Përcaktojmë çfarë duhet të dihet

Mbledhim detajet që një pjesëmarrës kërkon për të vendosur nëse do të marrë pjesë.

02 — STRUKTURA

Organizojmë rrjedhën

Vendosim agjendën, folësit dhe regjistrimin në rendin që i kuptohet më lehtë vizitorit.

03 — PUBLIKIMI

E bëjmë gati për ndarje

Faqja përgatitet që të mund të shpërndahet lehtë në rrjetet sociale, email ose WhatsApp.

Pyetje të shpeshta

A mund të përdoret për një event online?

Po. Mund të vendosen oraret, platforma e transmetimit, linku i regjistrimit dhe informacioni që u duhet pjesëmarrësve online.

A mund të përditësohet agjenda?

Po. Agjenda, folësit dhe detajet e regjistrimit mund të përditësohen kur ndryshon programi i eventit.

Shërbime të lidhura